Një vetëksident ka ndodhur sot në dalje të Malishevës.
Si pasojë e këtij vetëaksidenti, pesë persona janë lënduar rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 15:20 ka ndodhur vetaksident në Malishevë, për pasojë përveç dëmeve materiale 5 persona që kanë qenë në automjet kanë pasuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke vazhduar me hetime”, ka deklaruar Elezaj.