Ky është i riu që vdiq sot në aksidentin në Rugovë

Kronikë e zezë

Ky është i riu që vdiq sot në aksidentin në Rugovë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Ron Kelmendi është i riu nga Peja i cili u shua më herët gjatë ditës, pasi u godit nga një kamion në Bogë të Rugovës.

Viktima në fjalë ishte duke punuar, kur kamioni i cili po barte beton, e goditi.

Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Derisa një kamion mikser me beton ka ecë mbrapa, ka lënduar një person.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet””, deklaroi Gashi.

Image
Ron Kelmendi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat