Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarin policor.
Ky veprim, erdhi pasi iu shqiptua në gjobë ndaj tij, përcjell "Bota sot".
Njoftimi i plotë
Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 06.08.2022 – 19:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas shqiptimit të një gjobe, i dyshuari është revoltuar dhe e ka kapur për dore zyrtarin policor, viktimën mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.