Një person është lënduar rëndë në fshatin Dollc të Suharekës, në një aksident trafiku me traktor.
Policia njofton se viktima ishte pasagjer kur vozitësi humbi kontrollin e traktorit dhe u rrokullisën.
Pasagjeri është duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.
"Fsh. Dollc, Suharekë 06.08.2022 – 19:15. Raportohet se një mashkull kosovar deri sa ishte duke e vozitur traktorin humb kontrollin dhe rrokulliset nën rrugë, lëndime te rënda pëson pasagjeri mashkull kosovar i cili vazhdon tretmanin mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren", tha PK.