Një grup meshkujsh janë parë duke u rrahur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Rrahje mësohet të ketë ndodhur për shkak të parkingut.
Nga pamjet shihet se rasti ka ndodhur më konkretisht në lagjen Veternik.
Media ka pyetur edhe policinë nëse janë në dijeni për rastin, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.