Burrë e grua janë përleshur fizikisht mes vete, raporton Policia.
Si pasojë e përleshjes, që të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Dhunë në familje | Gjakovë, 06.08.2022 – 22:00. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë-e, pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj e përleshjes që të dy kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.