Në Prishtinë një prind ka raportuar në Polici që e ka gjetur vajzën e tij të mitur te i dyshuari për sulm seksual që është gjithashtu i mitur.
Rasti është klasifikuar si “sulm seksual”.
Për këtë rast të mërkurën ka raportuar Policia në raportin njëzetekatër orësh.
Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social.
Ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati.