Një grua është goditur nga një plumb qorr, derisa ishte afër një parkingu te tregu ‘Fatoni’ në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, me ç’rast Policia dhe Emergjenca janë në vendin e ngjarjes.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/11/auto_pz-1-1024x4091660228812.jpg)
Kështu ka bërë të ditur një lexues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, teksa s’kanë dhënë detaje të tjera.