Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i personit të kërkuar L. S., (33 vjeçar), shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar nga ana e zyrtarëve policorë pas verifikimit të bërë në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës.
Ku ndaj të njëjtit ka rezultuar që ka urdhër arrest aktiv ndërkombëtar i kërkuar nga shteti i Francës.
Pas procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.