Një e mitur ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga prindërit e saj.
Rasti ka ndodhur në lagjen Emshir, dje rreth orës 7 të mëngjesit.
“Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë.
Rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.