Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Metaj, Fier ku drejtuesi i mjetit tip Benz ka përplasur për vdekje një 52 vjeçar.
Drejtuesi i mjetit i identifikuar si Ervis Koçi ka përplasur me mjetin e tij duke e lënë të vdekur 52 vjeçarin Bilbil Zaimi.
"Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë," njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.