Një person përderisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa të huaja, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lejuar ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur për murin e shtëpisë së viktimës.
Rasti ka ndodhur pas mesnatës në Prizren.
Si pasojë e vet aksidentit, përveç dëmeve, lëndime ka pësuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja.
Atyre iu është ofruar tretman mjekësor.