Një aksident trafiku ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Sipas një qytetari, në këtë aksident janë të përfshira 3 automjete.
Në këtë aksident ka disa persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë njësitë e Policisë.
Lidhur me rastin, kallxo ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të detajeve.