Aksidenti në në aksin rrugor Kuçovë-Dimal. Makina Fiat e cila drejtohej nga një 30 vjeçar përplasi për vdekje një 70 vjeçar nga Kuçova.
Ora 08:55 Identifikohet viktima e aksidentit.
Mjeti që drejtohej nga Marineo Bregu ka goditur të moshuarin nga prapa. Fillimisht 70-vjeçari ka fluturuar në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë. Policia identifikoi viktimën. Ai është Hamit Krasi,71 vjeç,nga Kuçova.
Një automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë në aksin rrugor Kuçovë-Dimal.
Sipas informacioneve paraprake të policisë viktima është një 70-vjeçar ende i paidentifikuar.
"Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.