Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Arben Xhaferi”, saktësisht në Babush të Ferizajt.
Nga pamjet e siguruara shihet një ndihmë e shpejtë, e cila ka dal në vendin e ngjarjes për t’iu dalë në ndihmë të aksidentuarve.
Poashtu në videon e mëposhtme shihet edhe një veturë dhe pjesëtarë të KFOR-it të cilët iu kanë ndihmuar të aksidentuarve.
Nuk dihen rrethanat që çuan deri të ky aksident.
Policia në anën tjetër, ende nuk është deklaruar përkitazi me këtë aksident.