Një vajzë e mitur nga Prishtina është keqtrajtuar fizikisht nga nëna e saj.
Siç tregon Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, nëna nuk jeton në të njëjtën shtëpi me vajzën.
Ajo kishte shkuar për vizitë te nëna e saj – por s’i ka shkuar vizita siç e ka menduar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datë 15.08.2022 viktima e mitur femër kosovare ka njoftuar se derisa kishte qenë tek nëna e saj e cila jeton ndaras nga familja, ajo e kishte keqtrajtuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Është njoftuar njësia për mbrojtjen e viktimave.