Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë - Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti.