Një person është vrarë me thikë sot pasdite në qytetin e Sarandës.
Policia e Shtetit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me thikë një shtetas ende i paidentifikuar.
Ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë./A2