Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e departamentit të hetimeve, i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë.
IPK sqaron se sipas informatat e para nga policia, lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë (jashtë detyrës zyrtare), janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
“Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.