Janë arrestuar dy të dyshuar pasi kishin vjedhur disa kabllo tokësorë në PTK.
Policia e Kosovës bënë të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Aziz Abrashi, Fushë Kosovë 16.05.2022 – 12:00. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se në hapësirat e PTK-së kanë vjedhur kabllo tokësore.
Gjithashtu është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë mashkull kosovar pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se ka blerë kabllot në fjalë. Në lidhej me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.