Një i dyshuar në Rrugën “Reçaku” në Ferizaj dyshohet se ka shtënë me armë zjarri afër një pome të derivateve, suke shkaktuar veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithsëm”, ka njoftuar policia.
Sipas njoftimit 24 orës të PK-së, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje afër pompës së derivateve kishin shtënë me armë zjarri.
“Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishek të armës së zjarrit.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet’m thuhet në raportin policor.