Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje me pronarin e një lokali, me një sopat ka dëmtuar vitrinën e lokalit.
Rasti ka ndodhur dje në Pejë dhe policia në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një sopat, 17 letra të bixhozit, një fletore me shënime, si dhe dy telefona mobil.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër (pronarit të lokalit) është hapur rasti për veprën organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.