Një 7 vjeçar nga Gjakova ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjakovën, Sheremet Elezaj i cili tha se fëmija ishte duke u trajtuar në spital.
“Me datën 21.02.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë.
Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në konfirmimin e Elezajt.