Hajdutët vodhën stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llap top në një shtëpi

Kronikë e zezë

Hajdutët vodhën stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llap top në një shtëpi

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Një burrë ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llap top.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

“Prishtinë 21.08.2022 – 00:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llap top.

Rasti nën hetime”, njoftoi policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat