Një 29 vjeçar është arrestuar në mesditen e së hënës në Shtime pasi po kërkohej nga policia.
Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj I dyshuari po kërkohej pasi po akuzohej për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’, mirëpo i njëjti nuk ishte paraqitur në seancat gjyqësore në Ferizaj dhe për këtë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
“Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 14:00 në rrugën "Tahir Sinani" në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.M (M/K), i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’ mirëpo i njëjti nuk ishte paraqitur në seancat gjyqësore në Ferizaj dhe për këtë i caktohet masa e paraburgimit prej një ( 1) muaji.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.