Një qytetar nga Prishtina ka raportuar se më 20 gusht ia kishte dhënë në shfrytëzim veturën me targa vendore të dyshuarit.
Gjatë vëzhgimit përmes GPS-it e ka identifikuar se vetura e lartcekur gjendet jashtë vendit.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Dervish Çollaku” në kryeqytet, rreth orës 14:00, po në atë datë.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh njoftoi se rasti mbetet nën hetime.