Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.
Policia bën të ditur se të dy kanë pësuar lëndime.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi të njëjtit ishin sulmuar fizikisht mes vete me ç’rast kanë pësuar lëndime.
Të dyshuarit, pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.