Në fshatin Bellopojë të Pejës ka ndodhur një mosmarrëveshje verbale. Si pasojë një burrë ka shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.
Rasti është inicuar si, përdorim i armës / armëmbajtje pa leje.
“Fsh. Bellopojë, Pejë 24.08.2022-13:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar në pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.