Sot rreth orës 10:30 një person i moshuar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë, përkëtësisht në rrugën “Asllan Pushka”.
Rastin për Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Sot rreth orës 10:30 Policia është njoftuar se dyshohet për një trup të vdekur në një shtëpi në rrugën ‘Asllan Pushka’. Policia dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkaq rasti është cilësuar si hetim i vdekjes”, tha ai.
Ndërkaq, sipas burimeve të indeksonline, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.