Një person ka vdekur derisa ishte duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru. Viktima ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge duke mos arritur t’i mbijetojë plagëve.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.
“Gjilan 25.08.2022 – 11:00. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge ku si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.