Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 17:01
Ilustrim

Policia ka njoftuar se një veturë ka pësuar vet-aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në hyrje të autostradës nga Suhareka (drejtimi i Prizrenit).

Siç bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në aksident është përfshirë vetëm një veturë.

I njëjti njofton se askush nuk ka kërkuar tretman mjekësor.

“Në ora 14:04, policia është njoftuar për një aksident (vet-aksident) trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës nga Suhareka (drejtimi i Prizrenit). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me aksidentin”, bëri të ditur Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat