Është arrestuar një burrë nga Ferizaji pasi i njëjti në gjendje të dehur shkatërroi shtëpinë dhe e nxorri jashtë gruan e tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
“Në lidhje me këtë policia e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet F.A (M/K) i moshës 49 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij F.Xh(F/K) e moshës 44 vjeçare dhe në gjendje të dehur shkakton dhunë në familje, demolon shtëpinë dhe e nxjerr jashtë shtëpisë atë”.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”, thuhet në komunikatën e policisë.