Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave sot në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, me saktësisht në Vragoli.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai tha se njëra nga veturat ka qenë me targa të huaja, ndërsa dy me targa vendore.
“Sot rreth ores 15:00 ne rrugen Nacionale Prishtine – Pejë në Vragoli eshte shkaktuar një aksident trafiku me lendime. Te perfshira jane dy vetura me targa vendore dhe një me targa te huaja. Deri ne keto momente një person ka kerkuar ndihmen mjeksore. Njesitet kompetente policore iu kane pergjigjur rastit per kryerjen e procedurave te nevojshmea”, tha Hoxha.