Mbanë dhe shfrytëzon shtetasen serbe në lokal, arrestohet gjilanasi

Kronikë e zezë

Mbanë dhe shfrytëzon shtetasen serbe në lokal, arrestohet gjilanasi

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në fshatin Domorovc të Gjilanit pasi që dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar një grua shtetase e Serbisë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është nën hetime.

“Fsh. Domorovc, Gjilan 26.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat