Tre persona janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Depratamenti i Krimeve të Rënda në Pejë, nën dyshimin se kishin për të kryer veprën penale “Bashkimi kriminal në kryerjen e veprës penale të Grabitjes”.
Burimet bëjnë me dije se dy nga të dyshuarit janë shtetas nga Shqipëria, ndërsa tjetri shtetas i Kosovës.
Tutje, merret vesh se prokurori i çështjes ka bërë kërkesë në gjykaten kompetente për sigurimin e te pandehurve në procedure penale.
“Parandalimi i kryrjes se kësaj vepre penale ka ardhur si rezultat i veprimeve hetimore disa ditore në mes të Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës”, thanë burimet.