Djemtë e bëjnë për spital babain e tyre në Drenas

Kronikë e zezë

Djemtë e bëjnë për spital babain e tyre në Drenas

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur prindërit detyrohen t’i denoncojnë në Polici fëmijët e tyre, nga të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike.

E një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Abri e Epërme të Drenasit, ku dy të rinj dyshohen se kanë sulmuar fizikisht babain e tyre.

Mësohet se viktima ka marrë lëndime trupore si pasojë e dhunës fizike, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje, me ç’rast dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndërsa viktima ka kërkuar që të shkojë te një familjar i tij.

Me urdhër të prokurorit, ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat