Një burrë në Drenas është arrestuar të martën “për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.
Siç njofton Policia, i dyshuari e ka goditur vajzën e cila ka pranuar tretman mjekësor.
"Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt", thuhet në njoftim.
Ndryshe, ditëve të fundit kanë ndodhur disa raste dhune në familje.