Është arrestuar një burrë i cili para një vitit dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në Prishtinë.
Policia njofton përmes raportit se ankuesja ka thënë se ngjarja ka ndodhur në vitin 2021.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi
Prishtinë 30.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Sipas ankueses, ngjarja ka ndodhur në vitin 2021. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.