Tiranë, vrau vëllanë dhe kunatën, gjykata vendos masën “Arrest me burg” për autorin

Kronikë e zezë

Tiranë, vrau vëllanë dhe kunatën, gjykata vendos masën “Arrest me burg” për autorin

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 10:04
Ilustrim

Gjykata ka vendosur  masën “Arrest me burg” për Arsen Maskurti i cili vrau  më 30 gusht 2022 vëllanë dhe kunatën në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Islam Alla" që lidh Rrugën e Kavajës me atë të “Myslim Shyrit” në Tiranë. Krimi i dyfishtë ndodhi rreth orës 16:45 minuta në një agjenci udhëtimesh. 

Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, 44 vjeç dhe 33 vjeçe ndërsa autori Arsen(Hamza) Muskurti u arrestua dy orë pas krimit të rëndë. 

Çifti Muskurti ishin prindër të 3 fëmijëve.  

Kamerat e sigurisë filmuan Arsen Muskurtin teksa hyn në dyqan, qëndron brenda 20 sekonda e del. Duket sikur kreu një pagesë e largohet por jo, la brenda dy të vrarë, vëllanë dhe kunatën. 

Dy vëllezërit kanë qenë dikur ortakë në agjencinë turistike ku dhe ndodhi krimi, por më pas ishin ndarë dhe kjo ndarje e biznesit dyshohet se ka qenë dhe shkaku i konfliktit.

Autori është larguar menjëherë, dhe ka rënë në prangat e policisë dy ore pas krimit te dyfishtë. Për kapjen e tij u përfshinë forcat operacionale të cilat arritën ti vënë prangat Arsen Muskurtit në zonën e "5 majit" në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat