Një person nuk i bindet policisë në Gjilan, i përplas me veturë

Kronikë e zezë

Një person nuk i bindet policisë në Gjilan, i përplas me veturë

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 10:23
Ilustrim

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi kishin tentuar të ndalonin një veturë në lëvizje, por drejtuesi i veturës nuk ishte ndalur dhe kishte vazhduar lëvizjen duke i përplasur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:48 në rrugën “Agim Rashiti”, në Gjilan.

Tutje në raport bëhet e ditur se zyrtarët policor kanë marrë tretman mjekësor.

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati.

“Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor pasi të njëjtit kishin tentuar të ndalonin një veturë në lëvizje, por drejtuesi i veturës nuk ishte ndaluar, kishte vazhduar lëvizjen duke i përplasur. Zyrtarët policor kanë marrë tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat