Po transportonte 6 emigrantë në mënyrë të jashtëligjshme, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër, i gjendet dhe kanabis

Kronikë e zezë

Po transportonte 6 emigrantë në mënyrë të jashtëligjshme, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër, i gjendet dhe kanabis

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtetas nga Pakistani është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës,  pasi është kapur teksa ndihmonte dhe shoqëronte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, njofton policia.

Arrestimi i shtetasit me inicialet J. A., banues në Pakistan u bë falë operacionit policor të koduar "Road Guard 36". 

Ai u kap në vendin e quajtur "Ura e Lumit", duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. 

Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi.

Materialet i kaluar gjykatës për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat