Gruaja nga Mitrovica raporton se një person e ngacmoi seksualisht nga vetura

Kronikë e zezë

Gruaja nga Mitrovica raporton se një person e ngacmoi seksualisht nga vetura

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur nga vetura e ka ngacmuar seksualisht.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në polici i dyshuari dhe dëshmitari dhe se pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

NGACMIM SEKSUAL- Mitrovicë 01.09.2022 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se derisa ka qenë në rrugë një person i panjohur nga vetura e ka ngacmuar seksualisht. Në lidhje me rastin janë shoqëruar i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë të cilët janë intervistuar lidhurme rastin, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat