Një femër në Lipjan është arrestuar të enjten për keqtrajtim të fëmijës .
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 01.09.2022 – 15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka kryer veprën e lartcekur.
Lidhur me rastin, e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ”, thuhet në raport.