Gjilan: Ia grabitin veturën Audi SQ7, të dyshuarit ikin drejt Maqedonisë

Kronikë e zezë

Gjilan: Ia grabitin veturën Audi SQ7, të dyshuarit ikin drejt Maqedonisë

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici se një person i dyshuar shtetas i Maqedonisë së Veriut, në bashkëveprim me një person të dyshuar nën kërcënim të armës, i kanë grabitur automjetin e tij të tipit Audi SQ7.

Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit janë larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

“Rr. Prishtinës, Gjilan 30.08.2022-NN. Me 02.09.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, në bashkëveprim me një person tjetër të dyshuar, nën kërcënim të armës, në emër dhe në kompensim të një shume parash prej 100 000€ i kanë grabitur automjetin e tij të tipit Audi SQ7 dhe është larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat