Arrestohet një person, ia këputi telat e rrymës një shtëpie

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, ia këputi telat e rrymës një shtëpie

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici, se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, një person i ka këputur telat e rrymës dhe e ka lënë pa rrymë.

Sipas njoftimit nga policia, i dyshuari është arrestuar dhe vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Henc, F. Kosovë 02.09.2022-13:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, i dyshuari mashkull  kosovar, i ka këputur telat e rrymës dhe ka mbetur pa rrymë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim  të prokurorit, është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat