Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj personin me inicialet A.L., i moshës 22-vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale vjedhje e rëndë, me dënim burgimi prej 12 muaj e dhjetë ditëve.
I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në komunikatë.