Vjehrra dëbon nusen nga shtëpia, por e pëson keq!

Kronikë e zezë

Vjehrra dëbon nusen nga shtëpia, por e pëson keq!

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 10:10
Ilustrim

Në Rahovec është arrestuar një grua, nën dyshimin se të hënën ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia përmes raportit.

“Rahovec 02.09.2022 – 16:00. Me 05.09.2022 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta me datën e lartcekur e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, viktimën femër kosovare, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat