Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Prizren, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.
Gjithashtu, policia ka njoftuar se i dyshuari përveç se e ka rrahur nënën ai edhe e ka kanosur atë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.