Gjilan: Arrestohen dy persona, konfiskohen mbi 18 kilogramë marihuanë

Kronikë e zezë

Gjilan: Arrestohen dy persona, konfiskohen mbi 18 kilogramë marihuanë

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Në operacionin policor janë konfiskuar mbi 18 kilogramë drogë e llojit “Marihuanë”.

Po ashtu janë konfiskuar dy vetura me targa vendore, 355 euro para të gatshme dhe dy telefona.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

BLERJA, POSEDIMI DHE SHITJA E PAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE

Fshati Bresalc, Gjilan 07.09.2022 – 14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë sekuestruar 15 kg e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pastaj gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg e 946.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (total 18 kg e 246.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë), dy vetura me targa vendore, 355 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat