Sulmuan seksualisht dy të mitura në Skenderaj, kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit

Kronikë e zezë

Sulmuan seksualisht dy të mitura në Skenderaj, kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Dy vajza të mitura, 11 dhe 9 vjeç, dyshohet se janë sulmuar seksualisht nga tre persona në Skenderaj.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë të enjten ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Ndryshe, Policia e Kosovës njoftoi të enjten se rastin në polici e ka paraqitur babai i viktimave.

Sipas raportit policor, ai ka raportuar se një grua ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura dhe brenda kanë qenë dy persona të tjerë (të afërm të të dyshuarës, meshkuj), të cilët i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re.

Rasti bëhet e ditur se ka ndodhur më 02.09.2022 rreth orës 14:00, në Skenderaj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat